Telashet për Kristiano Ronaldo duket se nuk kanë fund. Në Portugali po mendojnë të marrin disa masa ndaj sulmuesit të Juventusit me të mësuar vendimin e drejtësisë spanjolle që ratifikoi paktin e futbollistit me Prokurorinë për evazionin fiskal.
Ai që e konfirmoi këtë ishte presidenti portugez Marselo Rebelo De Souza për median vendase duke lënë të kuptohet se Ronaldos mund t’i hiqen nderimet që i janë bërë në vend.
‘Ligji është i thjeshtë. U takon autoriteteve përkatëse të verifikojnë nëse ka vend për heqjen e nderimeve-tha De Souza
Zyra e shtypit të presidencës në Portugali shtoi se do të pitet versioni origjinal i vendimit të Gjykatës Spanjolle përpara se të vendosin se cfarë mase do të merret. Në vitin 2014, Kristiano Ronaldos iu dha medalja e Urdhrit të Dom Henrike, ndërsa në 2016 u nderua me Kryqin e Madh të Urdhrit të Meritës.
Ndërkaq në Madeira, vendlindjen e Ronaldos, autoritetet kanë vendosur që mos t’ia heqin nderimet e bëra ndaj futbollistit duke deklaruar se Ronaldo është parë gjithnjë si një person pozitiv dhe se ai është portugezi më prestigjioz në botë. Ata shtuan se dënimi i futbollizsti vjen nga interpretimi i një cështjeje fiskale.
sfidanti.al