Bien kuotat e basteve në Angli; Ozil te Interi që në merkaton e muajit janar

Nuk është hera e parë që emri i Mesut Ozilit lidhet me atë të Interit, por në orët e fundit medias britanike i janë bashkuar edhe bookmakersat. Në fakt koeficentët për transferimin e mesfushorit të Arsenalit te Interi brenda muajit janar kanë rënë ndjeshëm, me Topcinjtë e Londrës që për motive financiare janë gati ta lejojnë largimin e tij me huazim te Interi edhe pse ata do t’i paguajnë vetëm gjysmën e pagës.

Ozil paguhet me rreth 18 milionë Euro në vit, kështu që për 6 muaj e duke marrë parasysh edhe ndihmën e vetë Arsenalit, Interi do të paguajë rreth 4.5 milionë Euro. Arsenali nuk po përjeton një moment të mirë në aspektin ekonomik, ndërsa futbollisti edhe për shkak të pagës, nuk është më në planet e Unai Emeri. Sipas ‘Mirror’ për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete për Ozil, ekziston vetëm interesi i një klubi kinez e pikërisht Interit.

Për bookmakersat Interi është favorit me kuotën 7/1, Juventus e ka kuotën e tij 25/1 ndërsa përsa i përket opsioneve jashtë italisë, Borusia Dortmund ka kuotën e tij 16/1, Bajerni 20/1 dhe Real Madrid 20/1.

sfidanti.al