E thonë në Spanjë: De Jong ndërron mendje; preferon kalimin te Paris Sën Zhermeni

Frenki De Jong duket se nuk do të ketë Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, mesfushori holandez ka ndërruar mendje dhe do të shkojë te Paris Sën Zhermeni drejtuesit e të cilit tashmë kanë hyrë në bisedime me ata të Ajaksit.

Skuadra kampione e Francës, ka lëvizur me shpejtësi duke bërë një propozim financiar që e bindi 21 vjecarin për të zgjedhur transalpinët kundrejt katalanasve. Për De Jong kishin shfaqur interesin e tyre disa klube të rëndësishëm evropianë mes të cilëve Mancester Siti e Bajerni i Mynihut, por ai u duk se e kishte marrë vendimin e tij për t’u transferuar te Barcelona stili i lojës i së cilës i përshtatet më shumë. por në orët e fundit, futbollisti vendosi të prishë paktin me kampionët e Spanjës për t’iu afruar Parisit. Për më tepër, Paris Sën Zhermen i ka garantuar futbollistit të qenit titullar në skuadër, gjë të cilën nuk e kishte të sigurt te Barcelona

Mendohet se shifra e këtij operacioni shkon deri në 75 milionë Euro. Ajaksi e di shumë mirë se ka një kartë shumë të mirë në dorë, e për më tepër, Paris Sën Zhermen ka në duart e tij opsionin për blerjen edhe të 19 vjecarit De Ligt. Në këtë pikë, Barcelonës i duhet të kundërpërgjigjet shumë shpejt për ta bindur De Jong që të kthejë sërish timonin e anijes të së ardhmes së tij drejt klubit katalanas

sfidanti.al