Milani, Kutrone larg duelit me Higuainin, jashtë fushës këtë javë

Milani duhet të ketë mentalitetin e Gonzalo Higuainit, thotë Kesi, por e ardhmja e kuqezinjve duhet të jetë Patrik Kutrone. Gjithsesi, sulmuesi 20-vjeçar nuk po ka mundësi të luftojë me veteranin argjentinas, pasi është i dëmtuar. Pasi humbi ndeshjen e Serisë A në Kaljari, dhe pasi nuk ia doli në Ligën e Europës ndaj Dudelanzhit, Kutrone pritet të mos grumbullohet as për ndeshjen e kampionatit ndaj Atalantës. Skuadra e trajnerit Gatuzo luan të dielën në “San Siro”, por do të duhet të mbështetet sërish tek ish-madrileni, ish-napolitani dhe ish-juventini Higuain.

Sfidanti.al