Liverpul-Paris SG ishte një superndeshje e Championsit, por edhe një supersfidë e të shpejtëve. Në fushë u përballën disa nga lojtarët-raketë të futbollit botëror, dhe garën e fitoi papritur një mbrojtës. Virgil Van Dajk i Liverpulit fiksoi shpejtësinë prej 32.4 km në orë, si rekordin e mbrëmjes, duke treguar se përse Jurgen Klopi deshi që ta merrte me çdo kusht.
Pas tij erdhi Kilian Mbape, kampioni i botës me Francën, që dha shpejtësinë 32 km në orë, veçse të njëjtën me mbrojtësin e ri skocez të Liverpulit, Andi Robertson. Në vend të katërt doli Nejmar me 31.7 km në orë, edhe ky shumë i shpejtë.
Më pas, Xho Gomez, mbrojtësi i qendrës liverpulas me 30.8 km në orë, ndërsa pas tij Mohamed Salah e Sadio Mane me nga 30.4. Në total, Liverpuli ishte më i shpejtë sesa Paris SG.
Sfidanti.al