Shaqiri një dështim? Dëgjoni Klopin përpara se të flisni

Kur Xherdan Shaqiri u transferua tek Liverpuli, përtej bujës së zakonshme, pati shumë nga ata që dyshuan tek aftësia e shqiptarit të Zvicrës për të konkurruar në nivele të tilla. Fillimi i sezonit sikur u dha të drejtë kritikëve, pasi lojtari me numrin 23 ka qendruar më shumë në stol, ashtu siç i ndodhi tek Bajerni apo Interi.

Gjithsesi, përpara se të jepet një gjykim duhet dëgjuar edhe opinioni i njeriut që di më shumë nga e vërteta, ai i trajnerit Jurgen Klop. “Ndershmërisht, – u shpreh gjermani, – është më shumë faji im, sesa faji i tij (Shaqirit). Ai ka bërë gjithçka për ta merituar fushën. Është jo vetëm një sukses në stërvitje, por edhe në marrëdhëniet me shokët, të gjithë e duan “Shakun”.

Pritet që Klopi të bëjë rotacion në skuadër, për shkak edhe të ngjeshjes së ndeshjeve dhe Shaqiri të jetë në formacion. Kjo, ndaj Sauthemptonit në Premier Ligë dhe ndaj Çelsit në Kupën e Ligës. Deri tani, Xherdani ka luajtur vetëm 27 minuta në 4 ndeshje në Premier, dhe 5 minuta në Champions.

Sfidanti.al