Legjenda Novicki, jashtë formacionit pas 20 vitesh në NBA

Një Drazhen Petroviç, një Arvidas Sabonis apo një Toni Kukoç ishin më të talentuar sesa ai, por rekordet europiane në NBA i përkasin gjermanit. Dirk Novicki përgatitet në moshën 40-vjeçare të luajë sezonin e 21-të në basketbollin amerikan, një edicion ku ai mund të arrijë nivele të reja me shifra, por me një minus. Trajneri i Dallas Maveriksit, Rik Karlajsël (Carlisle) mendon se Novicki nuk e ka energjinë dhe shpejtësinë e duhur për të luajtur që nga fillimi dhe për të qenë një nga pesë lojtarët e formacionit.

Pra, Dirku i madh do ta nisë nga stoli. Gjithsesi, njeriu që udhëhoqi Dallasin në titullin e vetëm kampion në 2011, do të konkurrojë me më të rinjtë. Nga 1471 ndeshje në NBA, në 1440 ai ka qenë titullar. Përveç kësaj, është i gjashti në listën e shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve me 31 187 pikë të shënuara, me shans që të kalojë Uilt Çembërlenin, madje edhe të madhin Majkëll Xhordan.

Sfidanti.al