Nëse do të duhej të sakrifikohej edhe njeriu më i dashur, dikush do ta kishte bërë për hir të parave. Të falësh një “të paudhë” si Konor Mekgregor natyrisht është shumë më e lehtë, dhe për këtë është ndërtuar një sistem i tërë. Kampioni i arteve të përziera marciale (MMA) do të ndeshet në 6 tetor me kampionin tjetër, Habib Nurmagomedov, në një ndeshje që mbiquhet madhështore, dhe që do të jetë më e ndjekura në historinë e Botërorit UFC.
Miliona dollarët që do të përfitohen nga kjo luftë janë, padyshim, arsyeja e vetme që një njeri që sillet me krenari si bandit, jo vetëm tolerohet, por edhe falet dhe lejohet të vazhdojë përpara në karrierë.
Në prill të këtij viti, Mekgregor sulmoi me sende (tepër) të forta një autobus ku ishin disa nga rivalët e tij, mbi të gjithë Magomedovi. Ai u arrestua në Nju Jork (në foto), doli në gjyq, pranoi akuzat për krimet, pagoi dëmet për autobusin, por iu dha vetëm dënim me punë në bashkësi (komunitet) si dhe që të shkonte të bënte vizitat tek psikologu. Në një farë mënyre, shpëtoi duke e quajtur për të çmendur, por ndërsa të çmendurit e tjerë i çojnë në Spitalin Psikiatrik dhe i mbyllin aty, Mekgregorin e lejojnë jo vetëm të bredhë rrugëve, por edhe të fitojë miliona dollarë.
Sfidanti.al