Ish-futbollisti i Çelsit Xhon Teri ka mundësi që karrierën e tij ta vazhdojë te Mançester Junaajtidi, shkruajnë disa mediume anglezë, sipas të cilëve, trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, i ka kërkuar kryesisë së klubit të “Old Traffordit” që ajo të përpiqet të sjellë mbrojtësin 37-vjeçar. Teri, sikurse thuhet, mund ta kryejë shumë mirë te Junajtidi rolin e stoperit. Teri, sezonin e kaluar, ka luajtur tek Aston Vila, ndërsa tani ai është lojtari lirë.
Kjo legjendë e futbollit anglez ka luajtur me Çelsin mbi 500 ndeshje, ndërkohë që, veç Aston Vilës, ai ka luajtur edhe me Notingem Forestin, ku ka qenë huazuar në vitin 2000. Te Çelsi Teri ka ardhur nga Uest Hemi në vitin 1995.
Sfidanti.al