Sa ndeshje i duhen Ronaldos që të shënojë golin e parë në Serinë A?

Ardhja e Kristiano Ronaldos te Juventusi e ka rritur së tepërmi interesimin e tifozëve për Serinë A. Fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” vendosi që ta vazhdojë karrierën në një vend, ku shumë ekipe e mbështesin lojën e tyre te mbrojtja, kështu që akush nuk pret që Ronaldo të përsërisë statistikat që ai ka shënuar te Reali i Madridit dhe këtë fakt e provuan edhe dy ndeshjet e para të Juventusit në kalçon italiane.
Kundër Kievos dhe Lacios, golashënuesi portugez shutoi në drejtim të portës 14 herë, por nuk arriti që ta shënojë emrin e tij në listën e golashënuesve. Kështu që për golin e parë atij do të duhet të presë, të paktën, deri në fund të javës tjetër, kur Juventusi do të luajë në stadiumin e Parmës.
Sidoqoftë, kanë filluar kritikat në drejtim të Ronaldos, duke aluduar se kampionati italian nuk është “vend për shëtitje”, sikurse ka ndodhur në Primerën spanjolle gjatë nëntë sezoneve të kaluar. Te Reali, golin e tij të parë Ronaldo e shënoi mbas një ndeshjeje, te Mançester Junajtidi atij i duheshin 10 ndeshje, kurse të Sportingu i Lisbonës ai e shënoi golin e tij të parë mbas pesë ndeshjesh.
Sfidanti.al