Pesë vjet të shkuara, klubi ishte i shkatërruar financiarisht dhe u zbrit në kategorinë e tretë greke. Ky ishte fati i AEK-ut të Athinës, njërës prej skuadrave më të famshme të Greqisë, që ishte në “agoni” të plotë. Gjithsesi, shpresa vdes e fundit, dhe drejtuesit bashkë me ekipin patën shpresë duke bërë një rikthim madhështor. Sot, me pesë vjet të kaluara, AEK-u është jo vetëm kampion i Greqisë, por edhe i kualifikuar për në fazën e grupeve në Champions.
AEK-u do të fitojë miliona e miliona euro, edhe sikur të mos marrë asnjë pikë në grup, ndonëse skuadra është mjaft e mirë. Në raundin e tretë eleminator, ajo mundi Sëlltikun e Skocisë, ndërsa tani mposhti Vidin e Hungarisë. Tifozët e shumtë janë padyshim të lumtur për ekipin e tyre që përfaqëson “pontët”, grekët e dëbuar gati 100 vjet më parë nga Azia e Vogël.
Sfidanti.al