28 penallti që të përcaktohej fituesi dhe më pas ndodhi e pazakonta!

Dhe nuk është fjalë për ndonjë ndeshje mes ekipeve të të rriturve, por për fëmije nën 14 vjeç. Në Barcelonë, që në fëmijëri krijojnë futbollistë të mëdhenj, por edhe njerëz më zemër të madhe. Ekipi barcelonas deri në 14 vjeç mori pjesë në një turne në Japoni dhe fëmijtë treguan se edhe ata dinë të sillen me dinjitet si njerëz të mëdhenj të mirë.

Barcelona luajti në çerekfinale të turneut kundër ekipit japonez, Persimon. Rezultati i ndeshjes, mbas 50 minutave, aq sa zgjat një ndeshje e fëmijvë të moshës deri në 14 vjeç, mbeti 2-2, kështu që u desh që të gjuheshin penalltitë dhe jo pak, por plot 28 të tilla që të përcaktohej fituesi.
Në fund, festuan dhe u gëzuan fëmijtë spanjollë dhe është e natyrshme që humbja, madje, me penallti përjetohet me shumë keqardhje nga fëmijë që maksimumi janë 14 vjeç, kështu që japonezët e vegjël filluan të qajnë, por atëherë ndodhi edhe e pazakonta që u bëri përshtypje të gjithë të pranishmëve. Femijtë spanjollë shkuan te vërsnikët e tyre kundërshtarë dhe filluan t’i përqafonin në përpejkje që t’i ngushëllonin ata. Një pamje e rrallë dhe e paçmuar!
Sfidanti.al