Duartrokitje mbështetjeje apo lamtumire me “dajre” për Murinjon?

Mançester Junajtidi nuk i “zhgënjeu” parashikuesit dhe e konfirmoi edhe një herë tjetër formën e tij të keqe, duke pësuar një humbje turpëruese 0-3 në stadiumin e vet “Old Trafford” nga Totenhemi dhe duke i shkaktuar trajnerit të tij, Zhoze Murinjo, një nga humbjet më të dhimbshme. Por, megjithatë, një numër i madh tifozësh të “djajve të kuq” e përcolli me duartrokitje trajnerin portugez për në dhomën e zhveshjes, ndërkohë edhe vetë Murinjo duartrokiste ata që e duartrokisnin atë.
Ndërkohë që tifozët e Junajtidit anekënd botës e shajnë filozofinë dhe mënyrën e lojës së Murinjos, tifozët lokalë ende besojnë te “Speciali” që edhe e treguan, duke e duartrokitur atë gjatë plot një minute para se ai të shkonte në dhomën e zhveshjes së “Old Trafordit. Sidoqoftë, ka nga ata që i interpretuan ndryshe duatrokitjet në fushën e ndeshjes, si një shënjë lamtumire që i jepej Murinjos në ndeshjen e tij të fundit në stadiumin legjendar.
Sfidanti.al