Nejmari e pranon edhe publikisht: Më mungojnë artistët e Barcelonës

Futbollisti brazilian, Nejmar, i befasoi të gjithë verën e kaluar, kur vendosi që të largohej nga Barcelona, që të dilte nga hija e Lionel Mesit dhe të bashkohej me PSZH-në, ku shpresonte që të bëhej lider i ekipit dhe “ta rrëzonte” Mesin dhe Ronaldon nga froni. Por, megjithatë, vetëm mbas një sezoni, filluan spekulimet se do të largohet nga Parisi dhe do të shpërngulet në Madrid për te Reali, ndërkohë që ka mediume që thonë se tani ai qo që të kthehet te Barcelona.
“Mund t’ju them se mua, me të vërtetë, më mungojnë artistët e topit te Barcelonës, por, sidoqoftë, unë kam kontratë me PSZH-së, kështu që më duhet të qëndroj në këtë klub”, deklaroi Nejmari.
Sfidanti.al