Verrati e Bufon, italianët s’mund të kishin fat më ndryshe tek PSG-ja

I pari ka vite aty dhe respektohet pa masë, ndërsa i dyti sapo ka mbërritur. Fati nuk po tregohet dashamirës me dy italianët e Paris SG, madje po “fshikullon” më shumë “qiraxhiun” më të vjetër. Marko Verrati po vuan të lerë pas dëmtimet dhe të fitojë besimin e trajnerit Tomas Tuhel, ndërsa Xhanluixhi Bufon është bërë idhulli i të gjithëve. Mesfushori ka humbur 54 ndeshje në 3 sezonet e fundit, që të gjitha për dëmtime, dhe Tuhel e ka aktivizuar shumë pak këto javë.

Po Bufon? “L’Ekip” e përkufizon fare mirë: i thjeshtë si një legjendë! Gazeta franceze ka parasysh sjelljen e portierit 40-vjeçar, të qeshur, shakator, këshillues dhe të thjeshtë. Ai është portieri titullar, edhe pse tek PSG, teorikisht është konkurrencë mes 3 vetave për portën.

Sfidanti.al