Familja pastaj futbolli, tek Çelsi ka lumturi me Sarrin

Jo më kot ishte në një tjetër dimension deri në moshën 40-vjeçare. Mauricio Sarri punoi si financier në bankë përpara sesa të niste karrierën e trajnerit, ndaj dhe është nga ata që e dinë më mirë se në jetë ka shumë më tepër gjëra sesa futbolli. Këtë parim duket se e praktikoi me sukses tek Empoli e Napoli, dhe po përpiqet ta zbatojë sërish në Londër.

Trajneri italian ka vendosur që të shtyjë orarin e stërvitjes më vonë në mbrëmje, për t’u dhënë mundësi futbollistëve të Çelsit që të kalojnë më shumë kohë me familjet. Kjo do të thotë se të tillë si Morata apo Fabregas do të gëzojnë së tepërmi fëmijët dhe bashkëshortet apo shoqet e tyre.

Kjo duket se po jep rezultat, pasi blutë kanë fituar dy ndeshjet e para, dhe lojtarët ndihen mirë. Ata shpresojnë që të mos ketë përplasje si ato të Diego Kostës apo Uillianit me ish-trajnerin Antonio Konte.

Sfidanti.al