Emrin e ka Real, por duket sikur po na bën të jetojmë në botën ireale, atë jo të vërtetën. Kjo, pasi nuk jemi mësuar që Madridi mbretëror të rrijë 3 sezone rresht pa blerjen e madhe të verës, aq më tepër kur këtë verë ika ndodhur e kundërta, ka bërë shitjen më të madhe të mundshme, atë të Kristiano Ronaldos.
Një boshësi e madhe ndihet në ekip, në dhomën e zhveshjes, dhe në tribunat e “Santiago Bernabeut” dhe ekspertët e tregut të futbollit rrinë me veshët ngrehur, si teleskopi “Habëll” (Hubble) për të kapur sinjalet e Kozmosit.
Do të mbërrijë më në fund ylli imadh tek Reali? Kanë mbetur vetëm 7 ditë, por për një klub me forcë kaq të madhe tërheqëse kurr nuk mund të jetë vonë. Gazeta “Marka” rreshton disa nga emrat e mundshëm si Hazar, Kejn, Ikardi, Levandovski apo Rodrigo, por gjithsesi në krye të listës mbeten Nejmar e Mbape.
Reali duket se pret që rregullat financiare të UEFA-s të detyrojnë Paris SG të shesë stëryjet, por ka edhe një lloj pesimizmi. Presidenti Perez nuk do të kishte problem të shpenzonte 300 milionë për Nejmarin apo 200 milionë për Mbapenë, por “Marka” mendon se PSG ia ka gjetur anën rregullave të UEFA-s me mënyrën sesi ika paguar paratë për brazilianin dhe francezin, dhe se do të ketë kohë gjatë gjithë vitit për të rregulluar bilancet.
Sfidanti.al