Një kolos i Botërorit, ende nuk e ka nisur sezonin, Jerri Mina

Në Kupën e Botës në Rusi ishte një nga mbrojtësit që ra më shumë në sy, ndër më të mirët. Jerri Mina shkëlqeu me Kolumbinë duke arritur deri në turin e dytë e duke u eleminuar nga Anglia vetëm pas penalltive, por fillimi i sezonit të ri nuk është se po e “përkëdhel”.

Fatkeqësia e parë për Minën ishte kur Barcelona e refuzoi dhe ai u detyrua të shkonte tek Evertoni. Problemi i dytë është dëmtimi që ai pësoi që në Botëror, dhe nga i cili nuk e ka marrë dot ende vetën. Do të duhen ndoshta 3 apo 4 javë që Mina të kthehet në fushë.

Ndërkaq, ka një fakt interesant për kalimin e tij nga Barça tek Evertoni. Katalanasit nuk patën shumë besim te kolumbiani, por gjithsesi kanë një opcion për ta marrë sërish në “Kamp Nou”. Sidoqoftë, kjo nuk mund të ndodhë përpara vitit 2020, dhe kjo për shumën 60 milionë euro.

Sfidanti.al