Alonso, përse refuzove luftën për titull në Formula 1?!

Është vetë dy herë kampioni i botës që zbulon prapaskenën. Red Bulli i paska ofruar Fernando Alonsos shansin për të drejtuar një nga makinat e saj, dhe piloti spanjoll e paska hedhur poshtë ofertën. Sipas Alonsos, kjo ndodhi kur Daniel Riçardo vendosi të largohej nga skuadra e tretë më e mirë për momentin në Formula 1.

“Red Bulli më deshi”, – ishin fjalët e veteranit që tashmë është larguar nga F1 për të provuar garat e tjera të shpejtësisë me makina. Kjo duket si një përgjigje për kritikat e bosit të Red Bullit, Kristian Horner, i cili u shpreh se “kudo ku shkon Alonso, krijon konflikte”. Spanjolli pohon se makina Red Bull iu ofrua në dy raste, veçse ai refuzoi pasi ishte i përqëndruar në projekte të tjera.

Sfidanti.al