Dortmundi kritikon talljen e Hënesit, hipokrizinë e Rumeniges

Borusia e Dortmundit ka rënë jo pak këta vjet, por mbetet tepër e respektuar për sfidën që i bëri Bajernit në kohën e Jurgen Klopit, në vitet 2011-2014. Nuk dihet nëse verdhezinjtë do të kthehen në ato nivele, por përsa i përket polemikave, në Bundesligë derbi ka nisur që tani dhe është i fortë. Presidenti bavarez, Uli Hënes, ishte tallur me afrimin nga ana e Borusias të atyre që ai i quante “shumë këshilltarë”. “Dortmundi ka sjellë shumë këshilltarë, si Sebastian Kehl, Matias Zamer, apo të tjerë, dhe ndoshta do t’u duhet ndonjë autobus i vogël për t’i transportuar”, – ishin fjalët e Hënesit.

Bosit të Bajernit iu përgjigj menaxheri i Borusias, Mikael Cork (Michael Zorc). “Ne kemi vetëm një këshilltar dhe ky është Matias Zamer, – tha ish-futbollisti verdhezi, – për shkak të konstruktit të tij fizik, na mjaftontë kemi një makinë Smart për ta transportuar. Ai nuk arrin ta kuptojë perspektivën”.

Cork iu përgjigj edhe fjalëve të shefit ekzekutiv të bavarezëve, Karl-Hajnc Rumenige, që ishte shprehur se “do të doja që në Bundesligë të kishte më shumë konkurrencë”. “Në vitin 2013 apo 2014, unë do të kisha qeshur rëndshëm me këto fjalë, – u shpreh Corku, – në ato vite ne ishim, më në fund, konkurrues, por ishte Bajerni që e prishi konkurrencën pasi mori disa nga lojtarët tanë më të mirë”.

Sfidanti.al