Ekipi i tij ka dalë 6 herë radhazi kampion, por gjigandi Manuel Nojer thotë se ka frikë. Bajerni i ka mbyllur sezonet me mbi 20 pikë diferencë me rivalët, por sërish portieri titullar sheh rreziqe për të mbrojtur titullin në Bundesligë. Sipas numrit 1 të Gjermanisë, kundërshtarët për titull do të ekzistojnë madje do të jenë pesë.
“Është e kotë të flasim për fitoren e trefishtë që tani (Champions, Bundesligë, Kupë), – tha Nojeri, – pasi jemi në fillim të sezonit. Sidomos në Kupë mund të ndodhë gjithçka, siç e patë me ndeshjen tonë dhe atë të Dortmundit”.
Po Bundesliga? “Shoh 5 rivalë, – thotë Nojeri, duke u shfaqur serioz, – Dortmundi, Shalke, por edhe Hofenhajmi, Leverkuseni dhe Lajpcigu. Natyrisht, ne jemi shumë të fortë dhe përgatitemi për të fituar gjithçka”.
Sfidanti.al