Kristiano Ronaldo dha përshtypjet e tij të para lidhur me mjedisin e ri dhe qëndrimin e tij në Torino, si edhe zbuloi një detaj interesant për reagimin e bashkëlojtarit të tij te Juvja, të cilit i përkiste bluza me nr.7, para se ai të vinte në klubin torinez.
Kuadrado u detyrua që t’ia jepte Ronaldos bluzën me nr.7 që asi portugez e kishte mbajtur edhe te Reali i Madriudit, menjëherë mbas ardhjes së tij te Juventusi, por Ronaldo, sikurse tregoi edhe vetë, fillimisht, i kishte kërkuar leje lojtarit kolumbian që t’ia merrte atij bluzën me numrin (7) aq të dashur për Ronaldon.
“Të gjithë e dinë se nr.7 është numri im më i dashur dhe se unë dua ta mbajë një bluzë me këtë numër. Fillimisht, unë ia bëra të ditur këtë dëshirë timen kryesisë së klubit dhe, vetëkuptohet, Kuadrados që e kishte pasur në zotërim bluzën me nr.7. Ai më tha se nuk kishte asnjë problem, se ai ishte gati t’ia jepte dhe se për të ishte një nder i madh që t’ia jepte atij bluzën me nr.7. Me të vërtetë, më bëri një përshtypje pozitive mënyra e reagimit të Kuadrados. Me të vërtetë, dua që t’ju them se për mua ka shumë rëndësi që luaj te Juventusi me nr.7”, vuri në dukje Ronaldo