Ultrasit e Lacios: Gra të dashura, qëndroni larg tribunave!

Tifozët fanatikë të Lacios kanë publikuar një letër, në të cilën ata deklarojnë se gratë nuk duhet të qëndrojnë ulur në vendet më të mira në stadiumin “Olimpiko” të Romës, ku i zhvillon zakonisht ndeshjet e veta klubi italian i Lacios. Ultrasit e fan-klubit lacian e kanë fituar më kohë namin e njerëzve agresivë dhe të prirur që të bëjnë deklarata raciste dhe antisemite (anti-hebre).
Para ndeshjes së parë të sezonit të ri, këta tifozë shpërndanë fletushka, ku sektorin “Curva Nord” të stadiumit të “Olimpikos” ata e quanin vendin më “të shenjtë midis të shenjtëve”, ku gratë nuk duhet të afrohen.
Këta tifozë ultras fanatikë u bëjnë thirrje “grave, mikeshave dhe femrave të tjera” që të mos ulen në 10 radhët e para të këtij sektori, sepse në stadium ka vende të tjera sa të duash.
Sfidanti.al