Rajola i ashpër me Skolsin: I duket vetja më i madh edhe sesa Çërçilli!

Futbollisti francez, Pol Pogba, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, për shkak të spekulimeve se ai, deri në fund të sezonit aktual të transferimeve, do të largohet nga “Old Traffordi”. Lidhur këto spekulime, këto ditë, u prononcua edhe legjenda e futbollit anglez, Pol Skols, që i rekomandon Pogbas se ai do të bënte mirë që të largohej nga Junajtidi. Mbas kësaj deklarate të Skolsit, vendosi që të reagojë agjenti kontravers i Pogbas, Mino Rajola i njohur:
“Ata te Junajtidi do të bënin mirë që këtë Pol Skolsin ta gradonin drejtor sportiv të vetin, atëherë, ai do ta kishte më të lehtë që ta shiste Pogban. Ka disa njerëz që flasin nga frika se mos harrohen, kështu që për ta nuk ka shumë rëndësi se çfarë thonë. I tillë është edhe Pol Skolsi që e heq veten si lider dhe nuk njeh asnjë lider tjetër më të madh sesa vetja, qoftë ai edhe ser Uinston Çërçilli!”.
Sfidanti.al