Në Angli s’mund të flitet për titull vetëm mbas dy ndeshjesh..!

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, thotë se ai nuk është aspak i interesuar që të flasë për titullin e kampionit të Premier Ligës mbas vetëm dy ndeshjesh të zhvilluara. Media angleze, mbas fitores së dytë të Liverpulit 2-0 ndaj Kristal Pallasit, shkruan se “të kuqtë” janë janë i vetmi kandidat serioz në garën për titull me Mançester Sitin. Por, Klopi nuk e mbingarkon veten më gjëra të tilla.

“Të them të drejtën, unë nuk shqetësohem fare për titullin. Ne nuk luftojmë çdo javë për titull. Është shpejt të flasësh për këtë, sepse janë luajtur vetëm dy ndeshje. Ju, po të doni, mund të diskutoni, kurse mua më lini mënjanë”, vuri në dukje trajneri gjerman i Liverpulit.
Nga ana tjetër, trajneri i Kristal Pallasit, Roj Hoxhson, shprehu zëmerimin e tij ndaj penalltisë që iu dha Liverpulit në fund të pjesës së parë. “Unë mendoj se ajo nuk ishte penallti, kështu neva na u mohua një rezultat i mirë. Ne bëmë gjithçka që të mos humbisnin, por ku të lënë gjyqtarët”, tha Hoxhsoni.
Sfidanti.al