Barcelona thyen rekord me stolin rezervë më të shtrenjtë në histori

Barcelona kampione e Spanjës, fundjavën e kaluar, e nisi mjaft mirë sezonin e ri të La Ligës, duke qenë se, veç fitores 3-0 që arriti ndaj Alaveshit, ajo vendosi edhe një rekord, pasi kishte stolin më të shtrenjtë të rezervave në historinë e saj.
Vetëm ta shihje stolin e rezervave të klubit katalonjas, do të zinte dhimbja e kokës, duke mendur se kush është ulur në këtë stol. Vlera e lojtarëve në stolin në fjalë ishte rreth 300 milionë euro, në një kohë që ka ekipe të mira që kushtojnë gjithsej aq!
Në ndeshjen me Alaveshin në stolin e rezervave ishin ulur lojtarë të tillë, si Arturo Vidal, Kasper Silesen, Kutinjo, Malkom, Klement Lengle dhe Artur.
Deri tani, rekordin e stolit më të shtrenjtë të rezervave e kishte mbajtur Bajerni i Mynihut – me 200 milionë euro, kur trajneri i përkohshëm i tij, Jup Hainkes, në fund të Bundesligës së vjetshme, mbajti ulur në stolin e rezervave yjet e ekipit të parë, duke qenë se bavarezët e kishin siguruar titullin e kampionit të vendit.
Sfidanti.al