Modriç në kundërsulm: Gënjeshtra më e madhe në botë për mua

Një media spanjolle dha këtë skenar: Reali akuzoi Interin në FIFA se kishte kontaktuar direkt me Luka Modriçin, në kundërshtim me rregullat. Interi refuzoi, ndërsa FIFA pyeti Luka Modriçin, i cili u shpreh se kishte qenë ai i pari që kishte folur me klubin italian sepse dëshironte të luante me 3 shokët e kombëtares, Perishiç, Brozoviç e Vrsaljko.

Kapiteni i Kroacisë nuk priti shumë për të kundërsulmuar. “Kjo është gënjeshtra më e madhe që është thënë ndonjë herë në histori”, – ishin fjalët e tij. Fillimisht, ky version u dha nga “La Gazeta delo Sport”, dhe pastaj nga adresa e njohur në Instagram, me emrin “Futbol Al Reves”.

Sfidanti.al