Ivan Rakitiç është lojtari i piketuar nga Paris SG për të forcuar edhe më shumë mesfushën. Nuk dihet dëshira e kroatit, por Barcelona e ka të qartësuar qendrimin e saj. “Kushdo që kërkon Ivan Rakitiçin duhet të paguajë klauzolën e transferimit prej 125 milionë eurosh”, – është përgjigja e katalanasve. PSG nuk e ka të lehtë ta bëjë këtë, pasi duhet të shesë lojtarë, ndërsa “Loja e Ndershme Financiare” e ka vënë në pozicion të vështirë pas blerjes së Nejmarit e Mbapesë.
Po nëse Paris SG jep Adrien Rabionë? Kjo, po, që mund të bëhej, por tek Barça duan të presin. Rabio përfundon kontratën vitin e ardhshëm dhe vjen si lojtar i lirë. Për më tepër, trajneri Valverde nuk dëshiron të mbetet pa mesfushorin kroat, që ka qenë vendimtar këta vjet, dhe që luajti shumë mirë në Botëror.
Sfidanti.al