Pep Guardiola dhe rregullat e seksit tek Mançester Siti!

Është i rreptë Pep Guardiola. Duket i tillë ka qenë edhe tek Barcelona dhe tek Bajerni, por një nga të veçantat e tij është rregulli për marrëdhëniet seksuale të lojtarëve me partneret e tyre. “Nuk dua seks pas mesnatës”, – ishin fjalët e trajnerit me të shkelur tek Mançester Siti. Ish-lojtari i “Qytetarëve”, Samir Nasri, ishte ai që e tregoi këtë të veçantë, duke thënë edhe sesi ishte spjegimi i Guardiolës. “Kështu arrita të marr më të mirën nga Lionel Mesi e Robert Levandovski, duke ulur mundësinë e dëmtimeve muskulore”, – ka thënë Pepi sipas Nasriut, dhe besohet se arsyeja reale ka pasur të bëjë me gjumin. Një lojtari më i mirë hiqi ushqimin sesa t’I prishësh rregullat e gjumit. “Dua që marrëdhëniet t’i bëni përpara mesnatës”, – vazhdoi katalanasi.
Nasri shtoi se Guardiola hoqi shumë gjëra në dietën ushqimore, madje edhe ato që ishin në kuzhinën e klubit, ndërsa tregoi mënyrën e punës së trajnerit në stërvitje. “Ai të spjegon gjithçka me hollësi, sesi duhet luajtur, sesi duhet punuar me topin, ndërsa të nesërmen të sjell video për të gjitha lëvizjet që ke bërë”, – përfundon Nasri, duke gjykuar se Guardiola nuk është sjellë keq me lojtarët, por i ka ndihmuar për t’u përmirësuar. Gjithsesi, Nasri nuk e bindi Pepin dhe shkoi huazim tek Sevilja.
B.Kuka