Akademitë në të gjithë botën janë në hall sesi të krijojnë të tjerë lojtarë të jashtëzakonshëm si Lionel Mesi, por është një vend në botë, dhe një person, i cili duket se nuk e ka problem. Ky njeri quhet Kim Jong Un, dhe është lideri suprem i Koresë së Veriut. Udhëheqësi i njërës prej dy Koreve është shprehur se ai i ka vënë vetes synim të prodhojë lojtarë edhe më të talentuar sesa argjentinasi.
“Futbolli do të jetë një prioritet strategjik për ne, – ka thënë së fundmi kreu i Partisë Komuniste të Koresë së Veriut, – do t’i stërvisim të rinjtë tanë për t’u bërë më të mirët në botë, më të mirë edhe se Lionel Mesi”. Ai i tha këto fjalë në Shkollën Ndërkombëtare të Futbollit në kryeqytetin Piongiang, hapur në 2013. “Tani për tani duam të dominojmë në Azi dhe më pas në të gjithë botën”, – u shpreh Kim Jong Un duke kujtuar lavdinë e koreanoveriorëve në Botërorin vitit 1966 në Angli, kur eleminuan të madhen Itali.
B. Kuka