Të shtunën e kaluar, përfaqësuesja e Italisë nuk pati ndonjë problem në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, Rusi-2018, me atë të Lihtenshtainit (4-0), kështu që as Xhixhi Bufoni nuk pati shumë punë me topin.
Sidoqoftë, portieri i famshëm italian i befasoi edhe një herë tifozët anekënd botës, pasi ai dha autograf edhe në mes të ndeshjes dhe pasi gjeti kohën që t’ia jepte atë (autografin) një të riu që hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe të cilit ai ia vuri firmën e tij në bluzë.