Ronaldo mbërrin më në fund në punë, pushimet mbetën pas

Juventusi do ta ketë tashmë në vendin e punës, Kristiano Ronaldon. Superylli portugez i dha fund pushimeve, dhe po ashtu detyrimeve sponsorizuese me Najkun (Nike), duke zbritur nga avioni në aeroportin e Torinos. “Zotëria 100 milionë euro” mbërriti për herë të dytë në Piemont, pasi më herët nënshkroi kontratën, ndërsa tani do të jetë 100 për qind i gatshëm për Masimiliano Alegrin.

Kristiano pritet të japë shembullin edhe tek Juvja, ashtu si tek Reali, ndonëse po ashtu do të ketë kampionë në skuadër. Ka shumë kërshëri të dihet se çfarë mund të bëjë portugezi në moshën 33-vjeçare, ndërsa CR7 do të vazhdojë të mbajë në formë fizikun e tij për të shënuar shumë gola e për të fituar trofe.

Sfidanti.al