Shaqiri: Për Liverpulin kam jo vetëm talentin, por dhe përvojën

Dëshiron më në fund të lerë gjurmë dhe të jetë i madh në një klub të madh. Pasi shkëlqeu tek Bazeli dhe Stouk Siti dhe pasi nuk mundi të “çimentohej” tek Bajerni apo Interi, Xherdan Shaqiri ka shumë shpresë se këtë do ta bëjë tek Liverpuli. Goli i shkëlqyer ndaj Mançester Junajtidit është çështja më shumë e diskutuar pas ndeshjes në SHBA, dhe shqiptaro-zvicerani mendon se është momenti i duhur për të.

“Jam në një klub të madh dhe dua të tregoj nivelin tim të futbollit, – u shpreh ai, – ju mund ta shikoni talentin tim në fushë, por tashmë unë kam edhe shumë përvojë”. Shaqiri shërbeu asist edhe për golin e Daniel Starrixhit, në një ndeshje të fituar 4-1 dhe ku shënuan edhe Mane apo Oxho (Ojo). Sezonin e kaluar ai shënoi 8 gola dhe shërbeu 7 asiste për Stouk Sitin.

Sfidanti.al