Qeveria angleze ndez sinjalet e alarmit për sigurtinë e tifozëve që do të ndjekin përfaqësuesen angleze në Botërorin e Rusisë. ministria e jashtme ka publikuar një raport ku theksohet se ata rrezikojnë të jenë objekt sulmesh homofobike, raciste dhe antibritanike në Rusi dhe se masat e marra për sigurinë e tyre janë të pakta. në Rusi pritet të mbërrijnë 10 mijë tifozë britanike, ndërkohë që gjërat janë vështirësuar akoma më shumë edhe për shkak të tensioneve në raportet mes Britanisë e Rusisë pas rastit të helmimit të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Në raportin e publikuar u evidentua se në futbollin rus ka pasur 190 raste të incidenteve raciste në periudhën qershor 2015-maj 2017. Federata Ruse nuk i ka pranuar ankimimet e bëra në të kaluarën duke theksuar se gjithcka ka ndodhur ka qenë për shkak të rivalitetit mes skadrtave në fushat e lojës.
Tifozët rusë dhe ata angleze ishin protagonistë të dhunës në futboll edhe në Euro 2016 në Francë me përleshjet e tyre në Marsejë. Në ato incidente u lënduan 100 tifozë angleze, ndërsa 30 të tjerë u dërguan në spital.
sfidanti.al