Plot 60 000 tifozë për Romën, sot ndaj Barcelonës

Euzebio Di Françesko, trajneri i Romës, thotë se duhet të besohet tek mrekullia. Njeriu që jeton në një vend, që thuhet se është shumicë i besimit katolik, ndoshta është nxitur edhe më shumë nga festimet e Pashkëve, veçse përmbysja e Barcelonës pritet të jetë edhe më e vështirë, ndoshta, sesa ringjallja e Krishtit.

Plot 60 000 tifozë, apo ndoshta edhe më shumë, do të jenë sonte në stadiumin “Olimpiko”, dhe do të bëjnë që zhurma të jetë e tmerrshme për të trembur “perënditë” katalanase dhe për të burrëruar Romën e tyre të zemrës. Di Françesko do të ketë edhe ndonjë plus tjetër pasi Naingolan është në formë më të mirë fizike, dhe Xhengiz Ynder do të jetë titullar, ndërsa lojtarë me përvojë si Xheko, Kolarov, De Rosi apo Strotman do të përpiqen të përmbysin humbjen 1-4 në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al