Guardiola i shqetësuar nga arbitri i ndeshjes ndaj Liverpulit

Antonio Mateu Lahoz është njeriu që do të ndajë drejtësinë në stadiumin “Etihad” mes Mançester Sitit e Liverpulit. Ky emër me siguri që duhet ta ketë shqetësuar shumë Pep Guardiolën, pasi Lahoz drejtoi vjet sfidën Man. Siti-Monako në Champions, duke e lënë të pakënaqur katalanasin. Ai nuk dha penallti për Kun Agueron, por i dha karton të verdhë argjentinasit për simulim, dhe menjëherë më pas, Monako kaloi në avantazh 2-1 me anë të Kilian Mbapesë.

Për koincidencë, Guardiola e përmendi këtë histori ndërsa komentoi humbjen 0-3 ndaj Liverpulit në Champions. “Mund të ndodhë siç qe vjen ndaj Monakos, – tha trajneri, – kur nuk u dha penallti për Agueron, dhe nuk u dha karton i kuq kundër Monakos. Nga 2-1 për ne, shkoi në 1-2, pra këto situata janë të rëndësishme”. Guardiola shpreson që Lahoz të mos vërshëllejë kundër Sitit situata të tjera të rëndësishme në ndeshjen e sotme.

Sfidanti.al