Një foto e Mesit në dhomën e Akademisë së Man. Junajtidit

Nuk është një foto ku superylli i futbollit botëror ngre kupa apo trofe kolektivë e individualë. Është një foto krejt tjetër, të cilën drejtuesit e Akademisë së Mançester Junajtidit, e kanë quajtur të përshtatshme ta ngjisin në murin e dhomës së lojtarëve të tyre. Në këtë fotografi, Lionel Mesi shihet, në një dhomë zhveshjeje, duke pastruar këpucët e tij të futbollit, ndërsa është i veshur me uniformën e Argjentinës.

Kohët e fundit, lojtarët e akademive në Premier Ligë po akuzohen se nuk kanë “urinë” e duhur për t’u bërë të mëdhenj, ndërsa klubet angleze duan që të kenë “prodhim” të nivelit botëror, ashtu siç pati Junajtid në kohën e Sër Aleks Fergusonit. Në atë kohë, nga akademia dolën Bekam, Skouls, Bat apo vëllezërit Nevil, ndërsa “djajtë e kuq” duan që të edukojnë brezin e tyre të ri pikërisht me foton e Mesit.

Mesazhi ka ardhur nga Murinjo dhe nga drejtori i akademisë, Niki Bat, dhe është i thjeshtë: “Punë fort, stërvitur fort dhe mos të të rritet mendja”!

Sfidanti.al