Zamer për Lajpcig-Leverkusen: Një reklamë për Bundesligën!

Tifozët e Lajpcigut padyshim nuk kanë asnjë dëshirë ta shikojnë këtë lloj reklame. Skuadra e tyre u mund papritmas 1-4 në fushën e saj nga Leverkuseni dhe mbeti prapa në garën për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshë.

Gjithsesi, ish-ylli i Gjermanisë dhe i Dortmundit, Matias Zamer, e vlerësoi larg përballjen në stadiumin e qytetit lindor gjerman. “Një ndeshje fantastike, – tha ish-mesfushori, si analist i Eurosportit, – një reklamë për Bundesligën. Ky është futboll, një ilaç për zemrën”.

Natyrisht, ishte “melhem” për tifozët e Leverkusenit, që ndoqën një përmbysje të madhe. Fillimisht, vendasit kaluan në epërsi me anë të Marsel Sabicerit në 17’, por pastaj erdhën golat miq shënuar nga Kai Haverc, Julian Brant, Panajotis Recos dhe Kevin Foland. Leverkuseni është i katërti në tabelë me 48 pikë, pikërisht në vendin e fundit që të kualifikon për në Champions, ndërsa Lajpcigu është i 6-ti me 46 pikë.

Sfidanti.al