“Duhet të sillesh si zotëri! Mejuedhër, këshillë “skiç” Mekgregorit

Nuk është një këshillë edhe aq e drejtë, por disi “skiç. Flojd Mejuedhër i Riu bëri një deklaratë që habiti shumëkënd pasi Konor Mekgregor sulmoi autobusin e rivalëve të tij të UFC-së në Nju Jork. “Kur arrin një nivel të tillë, dhe ke një status kaq të lartë, duhet ta përmbash veten, – tha ai, – ne u ndeshëm në Las Vegas dhe gjithë bota pati kënaqësi të shikonte luftën tonë, por jashtë ringut duhet të sillemi si zotërinj”.

Boksieri i tërhequr amerikan, sidoqoftë, duket se ka harruar se çfarë ka bërë vetë, pasi është dënuar në vitin 2011 pasi sulmoi ish-të dashurën e tij, Xhozi Harris, madje në sy të fëmijëve të tyre. Për këtë, ai mori dënim për të shërbyer 60 ditë në një qendër korrektimi. Ekziston mundësia që Mejuedhër dhe Mekgregor të ndeshen përsëri, këtë herë në oktagon, ndonëse më parë duhet të shikohet nëse UFC-ja do ta pranojë irlandezin në radhët e veta, pas agresionit që bëri.

Sfidanti.al