Fillim i frikshëm i Gigsit: Bejli shënon tre gola kundër Kinës

Rajan Gigsi debutoi, dje, në stolin e drejtimit të ekipit përfaqësues të Uellsit, duke mundur me rezultatin e thellë 6-0 Kinën. Sidoqoftë, në këtë ndeshje ylli kryesor i saj ishte sulmuesi i njohur i Realit të Madridit, Garet Bejl, që shënoi tre gola.

Me dy golat që shënoi në pjesën e parë, Bejli barazoi rekordin e futbollistit Jan Rash në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Uellsit (28 gola), por me golin e tretë që ai shënoi në pjesën e dytë, Bejli doli në krye të kësaj liste me 29 gola, duke hyrë, kështu, në historinë e futbollit uellsian.

Sfidanti.al