Frikë apo lajm i mirë: Milani do të bjerë në duart e rusëve?

Një miliarder rus do që të blejë klubin e Milanit, të cilin fiks para një vitit e bleu milioneri kinez, Janhong Li dhe, që atëkohë, nuk po pushojnë spekulimet se “kuqezinjtë” milanezë do të bëhet me pronar të ri. Pak kohë më parë, janë publikuar lajme se Liu kinez ka falimentuar, gjë që u hodh poshtë menjëherë nga ai, por, sidoqoftë, tani, një gjykatë italiane ka nisur një procedurë lidhur me shitjen e klubit milanez të mësipërm. Më saktë, po verifikohet mënyra sesi është kryer pagesa prej 750 milionësh eurosh familjes Berluskoni, megjithëse kompania “Fininvest” ka konfirmuar se paratë janë kaluar në mënyrë të rregullt në llogarinë e tyre bankare.

Pronari kinez Li, sikurse doli më vonë, 300 milionë euro i kishte marrë hua nga fondi investues “Eliot”, të cilit ai i garantoi likuiditetin e vet.

Dje, në median italiane u publikua lajmi se në fondin “Eliot” ka mbërritur një ofertë nga miliarderi rus, Alisher Usmanov, që do që ta blejë klubin gjigant italian. Usmanovi, në fakt, zotëron një pjesë të aksioneve të klubit të Premier Ligës angleze, Arsenal, por, sikurse thuhet, ai do që t’i shesë ato, me qëllim që t’i përdorë këto para për blerjen e klubit rosoner. Çështja, tani, është, nëse kinezi Li është gati që ta sheshë paketën e aksioneve që ai zotëron, por, nëse ai nuk do të jetë në gjendje që t’ia kthejë paratë fondit “Eliot”, këtij të fundit do t’i kalojnë një pjesë të aksioneve që ai, në vonë, mund t’ia shesë tajkunit (pasanikut) rus.

Sfidanti.al