Pike tregon disa sekrete të vështira me Pep Guardiolën

Ishte viti 2012 dhe Barcelona nuk ishte në kulmin e saj. Simboli i vuajtjeve të skuadrës katalanasve ishte Gerard Pike, mbrojtësi që përfaqësonte dhe përfaqëson shpirtin e Katalonjës. Është vetë Pike që hap zemrën për atë “vit të mbrapshtë” dhe thotë disa fjalë për ish-trajnerin e tij, Pep Guardiola.

“Gjatë sezonit, Pepi humbi besimin tek unë, – u shpreh Pikeja, – ai dëshironte që ne të ishim të fantaksur vetëm për futbollin, të mendonim për të 24 orë në ditë, por në atë moshë unë nuk mund ta kuptojë atë gjë”. Kjo gjë bëri që ai të humbiste besimin e trajnerit dhe vetë Gerardi shprehet se kulmi u arrit kur ai u la në stol në ndeshjen e kampionatit ndaj Realit.

“Nisa të mendoj nëse gjithçka mori fund kaq shpejt dhe nëse unë nuk do të mund të luaja më për Barcelonën”, – rrëfeu më tej qendërmbrojtësi. Atë sezon, katalanasit dolën të dytët në La Liga pas Realit të rekordeve drejtuar nga Murinjo, ndërsa u eleminuan në gjysmëfinale të Championsit nga Çelsi.

“Për ekipin ishte humbje e madhe, por për mua ishte një bekim, – vazhdoi i shoqi i Shakirës, – nëse Barça do të kishte fituar Championsin, ndoshta Pepi do të kishte qendruar dhe unë do të mbetesha jashtë planeve të tij”. Ndodhi ndryshe, Guardiola u largua dhe erdhi Tito Vilanova, që e ktheu në formacion Pikenë.

Sfidanti.al