Një ruse çmend Olimpiadën, krahasohet me Anzhelinë Zholinë

Quhet Anastasia Brizgalova, është ruse 25-vjeçare, pjesëmarrëse në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut në sportin e quajtur në anglisht “kërling” (curling). Sportistja e re shkëlqeu jo vetëm për rezultatin e arritur në krah të burrit të saj (fituan medaljen e bronzit), por sidomos për bukurinë e saj të rrallë.

Me sytë e mëdhenj dhe të bukur, me vështrimin depërtues, me pamjen e saj prej aktoreje dhe topmodeleje, por sidomos prej sportisteje të nivelit të lartë, bëri që me të të binte në dashuri e gjithë bota olimpike. Ajo u krahasua me aktoren e famshme të Hollivudit, Anzhelinë Zholi, kur kjo e fundit ishte në moshën 21-vjeçare.

Një “lumë” i tërë komplimentash vërshoi në rrjetet sociale, ku u bënë krahasimet me Zholinë apo ku shumica thoshin se u bënë tifozë me sportin “kërling” (curling) vetëm për shkak të bukurisë së Brizgalovës. Anastasia është e martuar me partnerin e saj në sport, Aleksandër Krushelnickij, ndërsa çiftoi u shpall kampion i botës në vitin 2016 në Suedi.

“La Gazeta delo Sport” informon se Brizgalova u shpall “Mis Curling” në Olimpiadë.

Sfidanti.al