Tifozet koreanoveriore mund të shkojnë në burg, nëse gabojnë!

Pjesëmarrja në ekipin zyrtar të Koresë së Veriut, gjithashtu, të mëse 250 tifozeve të reja nga ky vend nuk mund të kalonte pa u vënë re në Olimpiadën e Pjongçangut. Këto tifozet ishin të pranishme në ndeshjen e hokeit mbi akull, në të cilën ekipi i Zvicrës e mundi thellë 8-0 ekipin homolog të përbashkët të Koreve të Jugut dhe të Veriut, por kjo nuk ishte pengesë që këto tifoze, sipas një koreografie të definuar rigorozisht, të vazhdonin të këndonin dhe të bënin tifozllëkun e tyre të veçantë, vë në dukje “Biznes insajder”.

Në fakt, këto tifoze koreanoveriore nuk ngjajnë me tifoze të vërteta sportive, ndërkohë që këngët dhe përshëndetjet e tyre janë shumë të ndryshme nga ato që ne jemi mësuar të shohim në eventet sportive. “Ato mund të përfundojnë edhe në burg, nëse gabojnë në koreografinë e tyre, duke pasur parasysh se bëhet fjale për një vend me diktaturë”, shkruan mediumi i mësipërm. Këto vajza tifoze nga Koreja e Veriut tërhoqën vëmendjen e shumëkujt gjatë ndeshjes së lartpërmendur të hokeit, pasi këndonin, duartrokisnin dhe lëviznin si një trup i vetëm para pasqyrës, ndërsa ato ishin të veshura me tuta të kuqe.

Sfidanti.al