Hendboll, bileta me çmime astronomike për Kroaci–Serbi

Kampionati evropian i hendbollit do të hapet me ndeshjen mes përfaqësueseve të Kroacisë dhe të Serbisë në arenën sportive “Paladium Arena” të Splitit, ndërkohë që tifozët e shumtë i kanë përfshirë ethet e forta në prag të këtij dueli mjaft të fortë dhe të shumëpritur. Dëshmi konkrete për këtë janë edhe çmimete biletave në “tregun e zi” që kanë arritur nivele astronomike.

Të gjitha biletat për ndeshjen e lartpërmendur në arenën sportive të mësipërme (11 000 vende) janë shitur prej kohësh, ndërkohë që, ditët e fundit, në shitje në “tregun e zi” kanë dalë bileta që mundësojnë praninë në pallatin e sportit “Spaladium” për të parë këtë ndeshje mjaft interesante.

Një biletë “modeste” në “tregun” e lartpërmendur kushton 750 kuna kroate, pra, rreth 100 euro, por biletat me vende më të mirë kushtojnë 1000, 1200 e 1500 kuna, ndërkohë që ka bileta, për blerjen e të cilave duhen paguar, madje, edhe 2000 kuna!

Sfidanti.al