Tmerr në Greqi: Presidenti merr plumb si dhuratë për Vitin e Ri?!

Tamam, sipas një stili mafioz, në kapërcyell të dy viteve 2017/18, në selinë e Federatës së Futbollit të Greqisë, mbërriti një dhuratë në adresë të presidentit të saj, Vangjelis Gramenos, ku ndodhej një letër prej tri faqesh dhe një… plumb! Në tekstin shoqërues kishte mjaft kërcënime me vdekje, kurse dhurata e pazakontë ua ngriu gjakun në vena të gjithë të punësuarve në Federatën e lartpërmendur.

“Federata e dënon me forcë këtë përpjekje për sulm terrorist kundër presidentit të saj, Gramenos. Duke u fshehur mbas kësaj përpjekjeje të dëshpëruar, duket qartë se disa njerëz synojnë që ta kthejnë futbollin grek në ato sfera influence, ku ai ka qenë kapur rob dikur. Por, udhëheqja aktuale e Federatës nuk ka frikë dhe është e vendosur në luftën e saj kundër të gjitha forcave të errta”, vihet në dukje në reagimin e Federatës greke.

“Dhurata” e lartpërmendur, me letrën kërcënuese dhe plumbin brenda, ishte nisur nga Pireu, periferi e Athinës, ku ndodhet edhe selia e klubit Olimpiakos së Pierut, ndërsa në fund të letrës qëndron nënshkrimi me mbiemrin, ndoshta më të përhapur në Greqi, Papadhopulos!

Sfidanti.al