Italianët qeshin: Van Dajku nuk ka qenë as rezervë te Juvja!

Liverpuli i pagoi pothuajse 85 milionë euro Sauthemptonit për Virxhil Van Dajkun që u bë, kështu, mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Megjithatë, tri ditë mbas realizimit të këtij tranferimi, “të kuqtë” po kritikohen nga të katër anët se ata e kanë mbivlerësuar këtë futbollist holandez, pasi ai nuk vlen aq para.

Kështu, italianët konisderojnë se të gjithë mbrojtësit e Juentusit vlejnë më shumë së Van Dajku. Sipas tyre, vetëm Daniele Rugani që ndodhet në margjinat e “Zonjës së vjetër”, ka vetëm një ndeshje më pak se Van Dajku, por, sidoqoftë, ai është tre vite më i ri.

“Nëse Van Dajku kushton 85 milionë euro, atëherë, sa mund të vlejë Benatia, për të cilin Juventusi i pagoi Bajernit 20 milionë euro?”, pyesin gazetarët italianë, duke vënë në dukje se Van Dajku nuk ka qenë as rezervë te Juventusi dhe ai do të ishte në plan të dytë edhe tek Interi, ndërkohë qëte Milani përparësi do të kishin Bonuçi dhe Romanjoli, ndërsa nuk i përmendin fare Kielinin dhe Barzalin që kanë një klas të lartë dhe përvojë të madhe.

Sfidanti.al