Kevin De Brujn mund të quhet lojtari më i mirë i Mançester Sitit këtë sezon, edhe pse nuk ka shënuar, ndërsa ai “ka hapur zemrën” në një intervistë për mediat britanike duke treguar se çfarë i pëlqen më shumë të bëjë në fushën e lojës.
“Që kur ka ardhur Guardiola, – thotë ai, – Siti po luan me një stil që mua më pëlqen shumë. Është e vërtetë që me Pepin ka shumë zotërim topi, por jo zotërim për ta kthyer tek portieri. Flitet për lojë të shpejtë, për pasime me të cilat dalim në sulm”. Që nga gushti 2016, pra në 14-15 muaj, De Brujn ka dhënë 24 asiste në Premier Ligë, duke qenë numri 1 në këtë statistike.
“E vërtetë që goli është diçka fantastike, – thotë belgu, – por, mua më pëlqen më shumë të jap pasime goli për shokët. Natyrisht, më pëlqen të shënoj, por kryesorja është që secili prej nesh ta dijë detyrën dhe të jetë në vendin e duhur”.
Sfidanti.al