Partizani i Beogradit ende e mban mend humbjen nga Flamurtari më 1987!

Futbollistët e Partizanit të Beogradit do të luajnë, sot, në kuadrin e raundit të 3-të të Ligës së Evropës, me Skënderbeun e Korçës, në Elbasan (21:05), një ndeshje kjo që mund të përcaktojë fatin evropian të mëtejshëm të bardhezinjve, por, sigurisht edhe të ekipit korçar. Ekipit që drejtohet nga Muroslav Gjukiç, mbas një barazimi të merituar me Jang Bojsat e Zvicrës, në fushën e këtyre të fundit, i “iku nga duart” fitorja në fushën e vet nga Dinamo e Kievit (2-3), kështu që ai e pret duelin e sotëm në Elbasan me Skënderbeun me një pikë, aq sa ka edhe kundërshtari.

Kur Partizani i Beogradit luan me ndonjë ekip nga Shqipëria, tifozëve, menjëherë, u shkon më mendje ajo ndeshje në vitin e largët 1987, kur Partizani beogradas u eliminua nga Flamurtari i Vlorës (2-0, 2-1), dhe me, këtë rast, trajneri i bardhezinjve, Gjukiç, vuri në dukje se “ky brez nuk ka ndonjë kujtim për Flamurtarin, kështu që ai nuk është i mbingarkuar me këtë kujtim”.

Sfidanti.al