Reali i Madridit titullmbajtës evropian do të ndeshet sot (18 tetor) në stadiumin e vet “Santiago Bernabe” me Totenhemin në kuadrin e raundit të trete të Ligës së Kampioneve. Të dy ekipet kanë nga dy fitore, përkatësisht, ndaj Borusias së Dortmundit dhe APOEL-it qipriot. Në prag të ndeshjes, trajneri i Realit, Zinedin Zidane, tha fjalë vlerësuese për sulmuesin e Totenhemit, Kein, që, në realitet, ndodhet në një formë të shkëlqyer. “Keini është një futbollist kyç për Totenhemin, shumë i mirë në çdo aspekt, por më e mira është se ai mendon vazhdimisht sesi ta arrijë golin. Ai është një futbollist i kompletuar, megjithëse në pamje të parë nuk duket i tillë. Ai shfaqet atje, ku është më i nevojshëm”, vuri në dukje Zidane
Kohët e fundit, emri i sulmuesit 24-vjeçar të Totenhemit është lidhur shpesh me Realin e Madridit. Pyetjes përkatëse të gazetarëve, Zidane iu përgjigj, duke bërë këtë koment: “Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
Sfidanti.al